Arlind Manxhuka thotë se Migjen Kelmendi po gënjen: Zyrtarë të VV-së i uruan shërim Isa Mustafës NULL NULL 10.07.2020 21:23 10.07.2020 21:23 Migjen Kelmendi nga PDK ka thënë se janë mbështetësit e Vetëvendosjes ata që po ia urojnë Isa Mustafës vdekjen pasi u prek nga koronavirusi. Por, kësaj deklarate i është përgjigjur Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes që tha se po flet kot dhe po gënjen derisa disa zyrtarë të partisë së tij vetëm se i kanë shprehur urimet për shërim Mustafës, njofton Klan Kosova. “Migjen Kelmendi paska tentuar t’i sheroje komplekset e tij gjuhesore duke sulmuar LV-ne, madje duke genjyer. Permes dy fjaleve shqip, nje spanjisht paska thene se ata (LV) nuk mund te bejne dallimin mes disfates dhe vdekjes anipse disa zyrtare te VV-se, deputete dhe anetare kryesie kane uruar sherim per z. Mustafa”, ka shkruar Manxhuka. “Migjeni vertete eshte i kompleksuar me gjuhen, ne kete rast ai paska folur me veten duke menduar se po targeton LV-ne. Migjeni do te duhej me e dijte qe me veten mundesh me fol edhe ne te menduar, pa thene gje, por duket qe ky lloj komunikimi eshte i pamundur te ai per aq kohe sa flet kot keshtu”. Migjen Kelmendi thotë se mbështetësit e Vetëvendosjes po ia dëshirojnë vdekjen Isa Mustafës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 25 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë