ARKEP fiton kontestin gjyqësor në vlerë prej 11 milionë eurosh NULL NULL 09.11.2018 19:22 09.11.2018 19:22 Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka bërë të ditur se ka fituar një kontest gjyqësor në vlerë prej 11 milionë eurosh. ARKEP ka bërë të ditur se e ka fituar këtë lëndë pas një procesi të gjatë gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ndërmarrja “Aurora Israphone” kishte ngritur padi për “Kompensimi dëmit për fitimin e humbur”, njofton Klan Kosova. “Ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milion eurosh nga PTK dhe ARKEP”, shkruan në komunikatën e ARKEP-it. “Në këtë proces ARKEP është përfaqësuar dinjitetshëm dhe në mënyrë profesionale nga zyrtarët: Rrezarta Ajeti dhe Ilir Imeri. Kështu, pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një Rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë”. “Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos-diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë