Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arioni, banori që eliminohet nga gara për çmimin e madh

NULL NULL
06.12.2024 21:00

01:26 – Sfida në treshe për banorët nga Vëllai i Madh

Vëllai i Madh ka një sfidë treshe për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

Banorët do të ndahen në grupe nga tre persona, teksa do të futen në veshje, duke qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin.

Se çka ka të bëjë kjo sfidë mund ta shihni videon e mëposhtme:

01:17 – Arioni tregon çka ka ndërmend të bëjë me Dianën, pasi doli nga shtëpia!

Arioni ka treguar se çka e ka ndërmend që të bëjë pasi ka dalë nga shtëpia më e madhe në vend.

Ai ka thënë se së pari do të bisedojë me Dianën, teksa thotë se lidhja e tyre do të shkojë mirë.

“Dua të shihemi së pari me të, do të flasim, mendoj që do të shkojë më së miri në botë”, u shpreh Arioni.

Ky i fundit ka thënë se nëse familja e Dianës ka një mendim jo të mirë për të do e ndryshojë.

“Nëse e kanë një mendim të keq do të mundohem ta ndyrshojë, sa të jam me Dianën nuk ka rëndësi”.

01:12-Opinonistët tregojnë çka e ka penalizuar Arionin në shtëpi (VIDEO)

Pas eliminimit të Arionit, opinionistët dhanë mendimet e tyre.

Milaim Zeka tha se e ka pasur parandjenjën që do të dalë Arioni, teksa potencoi se i njëjti është shumë i edukuar dhe i sinqertë.

Sipas tij atë e ka penalizuar pikërisht sinqeriteti dhe nuk i ka dhënë shumë teleshikuesve, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë që Sipas Oltës, ai nuk u integrua pas daljes së Dianës, dhe kjo e ka penalizuar atë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

00:56-Arioni, banori që eliminohet nga gara për çmimin e madh (VIDEO)

Arioni është banori i radhës që eliminohet përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Bog Brother VIP Kosova 3.

Nga pesë të nominuarit, Arioni është banori që ka marrë më pak vota, duke u larguar kështu përfundimisht nga shtëpia.

Banori i parë që shpëtoj nga televotimi ishte, Xuxi, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në nominim, ishte Xuxi, Denusha, Xheneta, Gjesti dhe Arioni.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vazhdim:

 

00:38 – Driloni dhe Arioni akuzojnë Xuxin se rren dhe bën be në Zot, ja reagimi i tij!

Driloni dhe Arioni e kanë akuzuar Xuxin gjatë Prime se vetëm rren brenda shtëpisë.

Fillimisht ka folur Arioni, i cili tha se krejt banorët e kanë kuptuar se si është Xuxi.

“Na krejt e dimë, e thonë krejt që këtu vjen thotë diçka, e atje shkon diçka, mua më gënjen diçka, e atë diçka”, u shpreh Arioni.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Driloni.

“Xuxi bile bën be në Zot dhe rren”, tha Driloni.


00:30-Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve (VIDEO)

Është shfaqur klipi nga darka e të nominuarve të kësaj jave.

Pjesë e darkës ishin pesë banorët: Drenusha, Xheneta, Gjesti, Arioni dhe Xuxi të cilët bënë pyetje anonime ndaj njëri-tjetrit.

Darka u shoqërua me momente nga më të ndryshmet, nga tensionet, debatet e ashpra e deri te ofendime goxha të rënda, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

00:24-“Mos u dorëzo” – Leo i jep mesazh të fuqishëm, djalit të axhës së tij (VIDEO)

Leo ka zhvilluar një bisedë emocionale me djalin e xhaxhait të tij, Robertin për të cilin edhe e bëri rrëfimin prekës.

Roberti i tregoj Leos detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Klankosova.

“Shpresa nuk më kanë dhënë që kam me u shëndoshë, por në me u dorëzu nuk bën, kemi me provu edhe shtete të tjëra”, u shpreh Roberti nga spitali.

E mes shume emocionesh, Leo i dha një mesazh të fuqishëm atij.

“Kam shumë shpresa, dhe e di që ki me tejkalu, mbaje forcën tënde dhe mos u dorëzo kurrë!”, tha Leo.

Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme:


00:24 – Mesazhi prekës i tezës së Leos, ja çka i tha!

Tezja i ka dhënë një mesazh prekës Leos, pasi ky i fundit foli me Robertin.

Ajo i tha se po mundohen që të gjejnë kohë për ta përcjellë brenda në shtëpi,

“Po të përcjellim sa po mundemi, djalin kemi sëmurë, sa po mundemi po i kapim momentet e tua. Mos u dorëzu shpirt, shumë mirë po dukesh, jemi krenar unë e Roberti”, u shpreh ajo.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:


00:18 – Daja i jep lajmin e hidhur Leos, për Robertin, djalin e axhës së tij!

Shpëtimi, daja i tij, i ka dhënë një lajm të hidhur Leos, për gjendjen e Robertit, djalin e axhës së tij.

Ai tha se nuk e kanë gjetur diagnozën akoma dhe duan ta kthejnë në Kosovë.

“Nuk ka ndryshim, ende nuk kanë mundur të gjejnë diagnozën. Problemi është që po duan ta kthejnë nga Franca në Kosovë, nuk po duan me u marr me shërimin e Robertit”, u shpreh Shpetimi.

“Që shtatë tetë muaj është në trajtim, oksigjeni ia mban shpirtit”.


00:16-Takim emocional mes Leos dhe dajës së tij (VIDEO)

Leo është surprizuar me ardhjen e dajës së tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Mes shumë emocionesh dhe lotësh, Leo takoi dajën e tij, Shpëtimin, teksa nuk rreshti së përqafuari.

“Mos të shoh kështu, djali më i  forti nuk dua të shoh kështu”, i tha daja, Leos pasi ky i fundit shpërthej në lot pasi e pa atë.

Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme:

 


23:31 – Del klipi me momentet më pikante mes Rovenës dhe Gresës – Si nisi gjithçka?!

Është publikuar klipi me momentet më pikante mes Rovenës dhe Gresës.

Madje kjo e fundit iu drejtua duke i thënë se nuk mundet ta përballojë në debat.

Debati mes tyre vazhdoi edhe më tej.

Se çka ndodhi mund ta shihni videon e plotë:


23:27-‘E pa shpirtë!’ – Plasin debatet e forta mes Drenushës dhe Xhenetës gjatë Prime-it (VIDEO)

Debatet dhe ofendimet nuk u kursyen as gjatë Prime-s, ndërmjet Xhenetës dhe Drenushës.

Pas shfaqjes së klipit ato u përballën me njëra-tjetrën edhe gjatë spektaklit, teksa tentuan të sqaronin raportin e tyre.

“S’kam këtu shoqëri”, tha Drenusha, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë që Xheneta theksoi se ka menduar që të paktën Drenusha i thotë gjërat në sy, dhe se sipas saj për këtë është zhgënjyer.

Tutje, Drenusha e quajti të pashpirt Xhenetën.

Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme:


23:13 – Drenusha flet për krisjen në raportet me Xhenetën, ka disa akuza të forta!

Drenusha ka folur në lidhje për krisjen e raportit me Xhenetën.

Ajo thotë se vazhdimisht po mundojnë që ta gjejnë pikët e dobët e që sipas saj, është familja.

“Nuk është hera e parë që mu kanë përmend fëmijët, mu ka përmend edhe baba, konstant në shtëpi prej Xuxit”, u shpreh Drenusha.

“Këta po mundohen me gjetë pikën e dobët, që është familja, unë më së paku i përmendi fëmijët. Dy është përmendur baba, tre raporti me Xhenetën nuk u kanë i sajuar dhe as i planifikuar”.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:


23:06-Plas sherri mes Drenushës dhe Xhenetës – Ja momenti i plotë! (VIDEO)

Është shfaqur klipi i përplasjes mes dy banoreve që dikur kishin raport shumë miqësor brenda shtëpisë, atë të Drenushës dhe Xhenetës.

Ky klip përfshinë debatet e ashpra të dyshes, me të gjitha detajet se si nisi gjithçka, transmeton Klankosova.tv.

Si fillim mollë sherri u bë buxheti dhe Driloni, teksa debatet e tyre vazhduan për disa ditë radhazi.

Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme:


22:57 – Anisa pretendon se Ana ishte në lidhje para se të hynte në Big Brother

Anisa ka pretenduar se Ana ishte në lidhje me dikë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo thotë se me njohurit që ka ata e kanë lënë lidhjen hapur.

“E di që e kanë pasë një marrëdhënie të hapur, para se të hynte në Big Brother”, u shpreh Anisa.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:


22:50-Milaim Zeka bën deklaratën e papritur pasi u shfaq klipi i ish-të dashurit të Anës (VIDEO)

Opinionisti, Milaim Zeka ka dhënë mendimin e tij lidhur me reagimin e ish të dashurit të Anës.

Ai e konsideroi deklaratën e tij një gënjeshtër të plotë, teksa e quan të ligë, transmeton Klankosova.tv.

“Ky prononcim i këtij djali është 100% rrenë, sepse kur ka hy Ana në Big Brother ka deklaruar publikisht se po futet beqare, e ky person priti dy muaj për ta sulmuar Anën, kjo është shumë ligësi”, u shpreh Zeka.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:


22:48 – ‘E kemi lënë të hapur lidhjen pas Big Brother’ – Ishi i Anës paraqitet në Big Brother!

Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai thotë se kanë qenë të lidhur para se Ana të bëhej pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

“Së pari kemi qenë në fillimin e lidhjes dhe kemi lënë gjithçka hapur deri ajo kur del nga Big Brother. Në fillimet e lojës dhe gjestet e pahijshme të cilat nuk më kanë pëlqyer e kam parë veten për me u largu nga kjo punë”, u shpreh Ozi.

“Në momentin kur ka dalë nga Big Brother ka filluar të merret me mua. Kjo është e vërteta, dhe qëllimi i im nuk ka qenë të përzihem në jetën e saj private”.


22:39-Ja çka tha Kevin, kur pa reagimin e ish-të dashurit të Anës (VIDEO)

Ka dal klipi me reagimin e ish-të dashurit të  Anës, pasi ajo kaloi një natë me Kevinin, reagim ky që bëri xhiron e rrjetit jashtë.

“Njësoj si me mua”, kishte thënë ish i dashuri i Anës.

E pas kësaj video, Kevin u shpreh se nuk i intereson aspak se çka ka ndodhur në të kaluarën me ish të dashurin e Anës.

Nuk më intereson çfarë ka ndodhur me ish të dashurin e Anës. Sepse ëshët histori dhe jam shumë mirë me veten çfarë Ana ka me mua është më me rëndësi. Do të kënaqem me Anën!” u shpreh Kevin.

Teksa tha se nuk mund ta di nëse është xhelozia, arsyeja e reagimit të ish të dashurit të Anës, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:


22:08-Replika të ashpra mes Gresës dhe Xuxit gjatë Prime-it (VIDEO)

Pasi u publikua klipi i përplasjes që ndodhi mes Gresës, Xuxit dhe Drilonit, debate ka ‘shpërthyer’ edhe në Prime

Përplasja mes Xuxit dhe Gresës eskaloi edhe gjatë spektaklit, teksa akuzuan njëri-tjetrin për ofendime si dhe përmendjen e familjarëve të tyre.

Gresa i tha Xuxit se ia ka ofenduar karrierën dhe familjen, ndërkohë që Xuxi i tha se e njëjta e ka quajtur xheloz pa argumente, transmeton Klankosova.tv.

Replikat e ashpra nuk u kursyen mes dy banorëve, të cilat mund t’i ndiqni përmes videos së mëposhtme:


21:47 – Dramë në shtëpi: Momenti kur nisi sherri mes Xuxit, Drilonit dhe Gresës

Është publikuar klipi me përplasjen që ndodhi mes Gresës, Xuxit dhe Drilonit.

Sherri mes Gresës dhe Xuxit nisi nga Kevini, i cili hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të kaluar një natë me Anën.

Përplasja vazhdoi më pas duke u përfshirë edhe Driloni në dhomën e gjumit.

Se çka ndodhi më poshtë mund ta shihni videon e plotë:


21:31-Milaim Zeka i kërkon falje Lelës për postimin në Instagram (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka sqaruar postimin për Lelën që është bërë në faqen e tij.

Ani pse ai thotë se ajo fotografi që është publikuar nuk ka të bëje me të, i njëjti pas shfaqjes së klipit edhe në ‘Prime’, i ka kërkuar falje Lelës, transmeton Klankosova.tv.

“Ju kërkoj falje, Lela në qoftëse të kam lëndu qoftë edhe një sekond të kërkoj shumë falje sikurse fëmijut tim!”, u shpreh Zeka.

Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e plotë:


21:20 – Del klipi me komentet e Lelës dhe banorëve për postimin e Milaim Zekës (VIDEO)

Ka dalë klipi me komentet e Lelës dhe banorëve për postimin e Milaim Zekës.

Klipi paraqet momentin kur Lela pa videon që ka qarkulluar në rrjet.

Pas videos të gjithë banorët e shtëpisë i dolën në mbrojtje Lelës, duke u ulur në pozitën që ajo kishte shkuar viral.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

21:15 – Milaim Zeka sqarohet për postimin me Lelën që trazoi rrjetin

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka sqaruar postimin për Lelën që është bërë në faqen e tij.

Ai thotë se ajo fotografi që është publikuar nuk ka të bëjë me të.

“Të bëjë një korrigjim. Nuk ka qenë fare postimi im, dhe ai postim nuk ka të bëjë fare me mua. Është një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale diku 3-4 javë”, u shpreh Zeka.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:


21:10- Nis ‘Prime’ 15-të , Dini dhe Jonida bëjnë një hyrje të veçantë (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i 15-ti me radhë ka nisur më ndryshe natën e sontme.

Dy moderatorët simpatikë, Alaudin Hamiti  dhe Jonida Vokshi kanë bërë një hyrje ndryshe sonte, krejt të veçantë.

Ata u nisën nga regjia, teksa kaluan korridorin e famshëm të Big Brother VIP Kosova, deri tek studio e elektrizuar nga duartrokitjet e shikuesve.

Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e plotë:

Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 15-ti me radhë.

Edhe sonte siç ndodh rëndom, pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës, dhe jo vetëm, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu ky ‘Prime’ pritet të jetë zjarrë për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave dhe dinamikave të ndodhura gjatë gjithë javës.E një rrëfim tejet emocionues nga njëri prej banorëve, i cili ka prezantuar para ‘Vëllait të Madh’ linjën e jetës.

Mos e humbisni këtë super ‘Prime’!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme