Arilena Ara sjell klipin e këngës “Fall From The Sky” (VIDEO) NULL NULL 12.05.2020 08:54 12.05.2020 08:54 Arilena Ara do e përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision 2020” me këngën “Fall From The Sky”, por që për shkak të pandemisë u anulua ky festival. Por kjo këngë po vazhdon të marrë vëmendje të madhe dhe të zë vend të veçantë në faqet rozë kjo pasi këngëtarja i ka bërë edhe klip kënges që në shqip ishte quajtur “Shaj”, njofton Klan Kosova Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me Michael Blue, Robert Stevenson, Sam Schummer, kurse për kompozimin është përkujdesur Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkoski. Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në platformën YouTube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.