Arifi thotë se takimi Kurti-Lajçak ishte përpjekje për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut NULL NULL 25.11.2021 23:54 25.11.2021 23:54 Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifi, thotë se takimi i sotëm ndërmjet Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit, Albin Kurti, ishte përpjekje për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut. Tutje ai deklaroi se dialogu si proces ka arritur në një pikë kritike, për mos të thënë ka ngecur dhe nuk është duke ecur përpara. “Nëse nuk do të ketë dialog, atëherë e kundërta e dialogut është tensionimi i mëtutjeshëm i situatës, destabilizimi i situatës, gjë që është e keqe për Kosovën, për Rajonin dhe për Bashkësinë ndërkombëtare. Edhe për Kosovën edhe statusquo është e keqe, se ne jemi ata të cilët nuk e kanë të përmbyllur konsolidimin ndërkombëtarë të shtetësisë.” u shpreh Arifaj në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës. Tutje ai thotë se në bazë të leximit të zhvillimeve të përgjithshme palët janë larg nga një marrëveshje përfundimtare dhe në këtë ndikojnë edhe zhvillime të tjera ndërkombëtare. Sipas tij Evropa është litrealisht e paaftë që të merret me tema si dialogu Kosovë- Serbi, që kërkon përkushtim të tërë faktorit ndërkombëtarë. “Gjithë shpresat si gjithmonë janë te Amerika, këtë e tregon historia ndaq e shkurtë, ndaq më e largët, pa angazhimin e drejtpërdrejtë dhe intensiv e dinamik të SHBA-së gjërat nuk kanë ecë përpara, në Ballkan, jo vetëm në Kosovë.” Arifi e komentoi edhe takimin, sipas tij të ndërmjet Kurtit dhe Lajçak, duke treguar se ka dy kuptime. “Mund t’i ketë dy kuptime, një puna është aq mirë, sa nuk kanë nevojë me fol shumë, por janë marrë vesh për krejt për 20 minuta. Ose puna është aq keq sa që nuk kanë çka me folë, edhe munden me ba një tentim tjetër për me u taku me mbajtë gjallë procesin, por jo me arritë diçka substanciale.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë