Arifi: Kurti të mos bisedojë për reciprocitetin në Bruksel NULL NULL 17.08.2022 10:28 17.08.2022 10:28 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten do të takohen në Bruksel, me ftesë të shefit të politikës së jashtme dhe diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi nuk ka pritje të mëdha nga ky takim, ndërsa thekson se Kosova atje duhet të flas vetëm për të pagjeturit dhe në asnjë mënyrë për çështjen e dy vendimeve të qeverisë që lidhen me reciprocitetin. Sipas Arifit, Kurti duhet të insistojë për çështjen e të pagjeturve pas së cilës thotë se duhet të kalohet në dialog final. “Për shkak të vazhdimësisë të dialogut që ka prodhuar aq shumë gjëra të parëndësishme nuk pres shumë. E vetmja pikë që ka mbetur të diskutohet në Bruksel, është për të pagjeturit dhe më nuk ka pika Kosova që duhet të kthehet. Për energjinë ne e provuam Serbia prapë nuk po dëshiron me implementu një marrëveshje që vet e ka nënshkruar, për targat nuk diskutohet me një shtet tjetër, është çështje absurditeti, dhe unë mendoj vetëm për të pagjeturit dhe kjo nuk është në vullnetin e Kosovës, kjo varet nga pala serbe jo nga Kosova. Mendoj që Kosova me të pagjeturit e mbyll dialogun, do të duhet të shkohet në dialogun final”, thotë ai. Kurti u ka thënë gazetarëve se është i interesuar për marrëveshje e cila e ka në qendër njohjen reciproke. Ai ka thënë se bisedimet në Bruksel nuk duhet të jenë për dialog por për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe normalizim të plotë. Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve duke shtuar se BE-ja ndihmon palët vetëm në gjetjen e një kompromisi. Ai në një konferencë për media ka thënë se BE ndërmjetëson dialogun për aq sa ekziston gatishmëria nga palët për të gjetur zgjidhje kompromisi. Sipas tij, përparmi i Kosovës dhe i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga hapat që bëjnë në dialog. Është paralajmëruar se sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /ksp *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 33 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 47 minuta më parë