Arifi dorëzon Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale: Me paratë e Kosovës u mundua të fuqizohet një parti në Preshevë NULL NULL 07.02.2023 15:39 07.02.2023 15:39 Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë një parti në Luginë, ndonëse janë pesë të tilla. “Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka n dodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga pesë parti në Preshevë”, tha Arifi. “Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, i ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja”, u shpreh Arifi. /EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 19 orë më parë