Arifi: AAK-ja do të ketë rritje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit NULL NULL 19.09.2024 21:40 19.09.2024 21:40 Opinionisti, Avni Arifi Opinionisti, Avni Arifi është shprehur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë rritje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ani pse ka pasur ‘llafe’ se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun, Arifi thotë se ky nuk do të jetë rezultati i saj në këto zgjedhje, njofton Klankosova.tv. “Të gjithë kanë thënë se Aleanca nuk do ta kalojë pragun në zgjedhje, por Aleanca nuk do ta ketë atë rezultat. Do të ketë besoj rritje. Gjithsesi”, u shpreh Arifi në Rubikon të Klan Kosova. “Kosova ka ndërruar nga viti 2021, dhe mund të them se partitë opozitare nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë rezultat më të dobët se në vitin 2021”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 24 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 1 orë më parë