16:30, 19 Gusht 2019

Ariana Grande mahniti fansat dhe kritikët gjatë koncertit të saj të parë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar që nga sulmi në Manchester, në O2 Arena të Londrës.

Këngëtarja amerikane performoi një seri prej 24 këngësh të kompletuara me ndriçim neoni dhe një rikrijim të Darkës së Fundit.

Ariana Grande

“Faleminderit për natën magjike të hapjes”, ka shkruar Grande në Twitter.

Ishte shfaqja e saj e parë në tokën britanike që kur një bombë shpërtheu duke vrarë 22 njerëz pas performancës së saj në Manchester Arena në vitin 2017.

“Londër të dua. Jam shumë e lumtur që kthehem !!!” shtoi ajo.

Konkurs Pune

Lexo më shumë