Ariana Grande po planifikon ta lëshojë albumin e pestë këtë vit NULL NULL 11.10.2018 20:00 11.10.2018 20:00 Ariana Grande po punon me shumë se që mendoni. Këngëtarja 25-vjeçare lëshoi albumin e saj të katërt me titull ‘Sweetener’ në gusht të vitit 2018, por ajo mund të lëshojë albumin e pestë para fundit të këtij viti, transmeton Klan Kosova. Një fotograf i famshëm në New York e kapi artisten të mërkurën dhe e pyeti: ‘A mund të kemi një tjetër album para fundit të vitit?’. Ariana u kthye dhe i tha: ‘Po’, pastaj tha ‘Unë jam e emocionuar’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.