Lajmet e fundit

“Ariana do të bëjë një hap pas nga ekspozimi publik pasi të përfundojë turneun. Ajo mezi pret ta mbyllë këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë, e shëndetshme dhe e lumtur, dhe më pas të marrë një pushim të merituar nga puna dhe paraqitjet publike, të cilat kanë sjellë një vëzhgim të pafund dhe të vazhdueshëm”, është thënë në deklaratë.Aktualisht, Grande është në turneun “Eternal Sunshine”, i cili do të mbërrijë këtë muaj në Britani, me një seri prej 10 koncertesh në arenën The O2 në Londër. Koncerti i fundit më 1 shtator do të shënojë edhe përfundimin e turneut. Ndërkohë, kompania produksionuese Empire Street Productions ka konfirmuar se shfaqja teatrale do të vazhdojë sipas planit dhe se roli i Grande do të interpretohet nga një tjetër aktore. “E dimë që ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për të. Ajo e merr këtë vendim me mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë të plotë. I urojmë vetëm më të mirat. Produksioni do të nisë në Barbican në verën e vitit 2027, ndërsa përzgjedhja e kastit do të bëhet e ditur në kohën e duhur”, ka njoftuar kompania.