Ariana Grande humb personin e dashur të familjes NULL NULL 18.06.2025 09:23 18.06.2025 09:23 Ariana Grande ka humbur një person shumë të dashur. Ajo ka njoftuar se gjyshja e saj, e njohur si Nonna Marjorie, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. 31-vjeçarja hyri në Instagram për të zbuluar lajmin e dhimbshëm, duke shkruar: “Jemi të shkatërruar të ndajmë lajmin që më e dashura jonë ka ndërruar jetë”. “Marjorie (Nonna) Grande vdiq paqësisht në shtëpinë e saj dhe ishte e rrethuar nga familja dhe njerëzit e saj të dashur për çdo moment të javëve të fundit të saj. Ju falënderojmë për dashurinë, mbështetjen dhe për respektimin e privatësisë sonë ndërsa jemi të pikëlluar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks