Argjentinë: Mbetjet e një burri të zhdukur gjenden në barkun e një peshkaqeni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Argjentinë: Mbetjet e një burri të zhdukur gjenden në barkun e një peshkaqeni

NULL NULL
01.03.2023 00:40
Peshkaqeni

Mbetjet e Diego Barria-s, i cili u zhduk në qytetin bregdetar Comdoro Rivadavia në jug të Argjentinës, u gjetën në stomakun e një peshkaqeni të kapur nga peshkatarët.

Oficerja e policisë Daniela Millatruz tha se identiteti i Barria-s u konfirmua nga familja e tij në bazë të një tatuazhi në trupin e tij.

Ajo tha se peshkatarët gjetën mbetje njerëzore ndërsa pastronin një peshkaqen të kapur në provincën Chubut të Argjentinës.

Millatuz tha se ata kanë informacione se Barria për herë të fundit është parë në plazh dhe se ai ishte zhdukur pasi kishte hyrë në det për të notuar.

Shefi i policisë në Comodoro Rivadavia, Cristian Ansaldo, tha se për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e Barria-s do të kryhet një test i ADN-së.

Ansaldo deklaroi se peshkaqeni ishte rreth 1,5 metra i gjatë.

Virginia Brugger, gruaja e Diego Barria-s, konfirmoi se janë gjetur mbetjet mortore të burrit të saj.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS