Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Argjentina kualifikohet në çerekfinale të Copa America – Messi më i miri i ndeshjes

NULL NULL
26.06.2024 08:13

Argjentina e ka mposhtur Kilin në ndeshjen e dytë të grupit A për kualifikimet e Copa America.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88-të të takimit, për t’ia siguruar Argjentinës kalimin në çerekfinale, njofton Klankosova.tv.

Më i miri i ndeshjes u shpall Leo Messi, i cili e pati notën 8.1, por që nuk arriti të shënonte.

Me këtë fitore, Argjentina është e para në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kili është në vendin e tretë me vetëm një pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.