Argjentina fiton pa Messin, Simeone shënon në debutim NULL NULL 08.09.2018 13:35 08.09.2018 13:35 Giovanni Simeone dhe shoku i tij i debutues Gonzalo Martinez shënuan në paraqitjen e tyre tw parë në mungesë të yllit të kësaj skuadre argjentinasit, Lionel Messi në Los Angelos. Simeone(i biri i trajnerit të Atletico Madridit) realizoi në ndeshjen që kombëtarja e Argjentinës e fitoi me rezultat 3 me 0 kundër Guatemalas. Në këtë ndeshje nuk ishte i përfshirë pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili raportohet se është duke menduar për të ardhmen e tij në kombëtare pas paraqitjes në Kupën e Botës Rusia 2018. Debutuesit tjerë Gonzalo Martinez, Giovani Lo Celso dhe Simeone shënuan golat e tyre të parë për kombëtaren, përcjell Klan Kosova. Ndërsa Mauro Icardi dhe Paolo Dybala, ishin në bankën rezervë për herë të parë që nga eliminimi i tyre nga Kupa e Botës. https://www.youtube.com/watch?v=mCaowdJn0_Q klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.