20:32, 15 Shtator 2019

“Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe pritet të inaugurohet pikërisht në ndeshjen e fundit për eliminatoret e “EURO 2020”, në sfidën që Shqipëria do të zhvillojë kundër Francës.

Në disa pamje të publikuara nga “Top Channel”, përcjellë Klan Kosova duket ambientet e brendshme të stadiumit, ku mund të shihen dhomat e zhveshjes, korridori dhe parkingu për autobusët e të dyja ekipeve.

Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe të gjithë shpresojnë që të jetë gati, për ndeshjen e kthimit kundër Francës.

Ishte planifikuar që punimet e stadiumit të përfundonin brenda këtij muaji dhe ndeshja me Islandën të luhej aty, por kjo nuk u arrit dhe tani është shtyrë për muajin nëntor.

Pas një muaji në Tiranë pritet të mbërrijnë të dërguarit e UEFA-s, për të inspektuar stadiumin e ri dhe do të jenë po këta që do të japin përgjigjen nëse është gati apo jo për ndeshjen kundër “Gjelave”.

Për më shumë shikoni videon e ambienteve të brendshme të stadiumit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë