Ardon Jashari transferohet në Belgjikë NULL NULL 03.04.2024 21:42 03.04.2024 21:42 Ardon Jashari ka ndryshuar mjedis, pasi nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit belg. Kjo pasi Club Brugge, njoftoi të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Luzernin për transferimin e tij. Mesfushori 21-vjeçar do të përfundojë sezonin në Luzern dhe më pas do t’i bashkohet ekipit belg. Remo Meyer, drejtori sportiv i Lucernit, falënderon Jasharin për shërbimet e tij në Lucern. 21-vjeçari Jashari aktualisht është kapiten. Meyer është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e Jasharit në Lucern. “Ajo që Ardon ka arritur gjatë kohës së tij me ne meriton respektin maksimal. Edhe pse sezoni i ardhshëm do të jetë i dhimbshëm për ne, ne jemi të lumtur dhe për Ardonin që ai tani mund të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij”, tha Meyer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.