Ardon Jashari shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Belgjikë NULL NULL 26.05.2025 22:48 26.05.2025 22:48 Futbollisti Ardon Jashari, është zgjedhur lojtari i sezonit i “Jupiler Pro League” në Belgjikë. Ky çmim atij iu nda sonte në Antwerpen, ku u mbajt ceremonia zyrtare. Ai mori 10.77 për qind të votave nga lojtarët e klubeve elitare të futbollit belg. Pas tij e la bashkëlojtarin, kapitenin Hans Vanaken. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje për Club Brugge këtë edicion, duke shënuar katër gola. 22 vjeçari kontribuoi edhe me gjashtë asistime. Mesfushori i Club Brugge po ashtu fitoi edhe çmimin e talentit të sezonit. Ai me ekipin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në vitin 2029. Por, ndër shumë skuadrat e interesuara për ta transferuar, është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025