16:07, 24 Gusht 2019

Skuadra FC Prishtina e ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet këtij klubi në dy vitet e ardhshme.

Hila, 26 vjeç, i lindur më 06.01.1993 në Elbasan, në edicionin 2018/19 është shpallur kampion me Partizanin duke u paraqitur në 27 ndeshje të kampionatot.

Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në nëntë gola, transmeton Klan Kosova.

“Është e vërtetë, është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës”.

“Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë