21:31, 19 Korrik 2019

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Në këtë rrjet social ai ka postuar këtë status: “Gjeje tani një Kryeministër që e heq taksën! Nëse mundesh! Ky tregim po kthehet në legjendë! #RamushHaradinaj”.

Gjini kështu ka përkrahur shefin e tij dhe vendimin e famshëm për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, duke aluduar se është e vështirë të gjendet një kryeministër si Haradinaj.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë