21:40, 22 Mars 2020

Në kohën kur shumë njerëz po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes së koronavirusit, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vendosur që t’i kthehet hobit të tij të vjetër.

Ai ka shfrytëzuar kohën e lirë që ta konstruktojë një llampë nga paketimi i konjakut, njofton Klan Kosova.

“Nuk duhet lejuar që virusi të na gërryejë edhe mendjet. Dita po shkon në terren, në telefon, duke u informuar për çka do, për ndonjë rast të ri, për gjendjen në spital, për pajisje, për dezinfektim, për raste sociale, … me takime nga dy metra larg njëri tjetrit. Besa edhe ‘hyryshi’ DEBATIK po ndikon”.

“Për dy ore, i nxora mjetet e punës dhe goxha shumë u lirova. Tani po ndihem pak më mirë”

“Dy javë të zorshme po vinë. Qëndroni në shtëpi! Do ta kalojmë këtë të keqe së bashku veç e veç”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë