Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ardhmëria e Re e AAK-së: Ndryshime për Kadajn, Lekajn, kryesitë në Pejë, Gjakovë

NULL NULL
08.05.2015 23:49
Donika Kadaj Bujupi: Ndryshon AAK, largohem nga Forumi, Pal Lekaj largohet nga kryesia në Gjakovë.

Donika Kadaj-Bujupi, Shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së, ka dhënë detaje për reformat e thella që pritet të ndodhin në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas deklaratës së Daut Haradinajt në emisionin Argument Plus në RTV21, për tërheqjen e tij nga kryesia e AAK-së në nivel kombëtar, Kadaj-Bujupi ka treguar për Klan Kosovën disa nga ndryshimet tjera në AAK.

“Unë jam tërhequr nga pozita e Kryetares së Forumit të Grave të AAK-së”.

“Pal Lekaj është tërhequr nga kryesia e AAK-së në Gjakovë”.

“Do të ketë ndryshime rrënjësore në kryesitë e degëve në Pejë, Gjakovë, Istog, etj”.

“Partia po kalon një proces të thellë të reformave me qëllim që t’u jepet hapësirë njerëzve të rinj me kapacitet intelektual të cilët do të kontribuojnë në proceset shtetndërtuese të Kosovës”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi për Klan Kosovën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.