Arda Guler thyen rekordin e CR7: Futbollisti më i ri që shënon gjatë debutimit në evropian NULL NULL 18.06.2024 21:14 18.06.2024 21:14 Arda Guler thyen rekordin e CR7: Futbollisti më i ri që shënon gjatë debutimit në evropian Arda Guler, sot e ka arritur një sukses personal gjatë lojës kundër Gjeorgjisë. Në ndeshjen Turqi-Gjeorgji, ai u bë futbollisti më i ri i cili ka shënuar gjatë debutimit në një Kampionat Evropian. Futbollisti i Real Madridit, e ka thyer me këtë rast rekord që mbante Cristiano Ronaldo. Guler aktualisht llogaritet t’i ketë 19 vjet e 114 ditë. Derisa fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, CR7 në vitin 2004, kishte shënuar kur i kishte pasur 19 vjet e 128 ditë, shkruan Goal.com transmeton Klankosova.tv Turqia e ka nisur me fitore kampanjën në “EURO 2024”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 3:1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.