14:58, 10 Prill 2020

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës është konfuze.

Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar që të mos i përkrahin masat e ndërmarra nga Qeveria, njofton Klan Kosova.

“Deri në këtë moment nuk ka iniciativë dhe PDK ka kërkuar seancë dhe kanë prezantuar një rezolutë që është konfuze. Ishte e qarte dhe vullnet i PDK dhe LDK qe mos të trajtohet asnjë kërkesë e qeverisë. Propozimi i PDK-së është projekt rezolutë dhe është një rekomandim. Ajo çka është e rëndësishme është se qeveria tash ka miratuar pakon emergjente. Përkundër të gjithave qeveria është e përkushtuar që secili vendim të jetë në mbështetje të qytetarëve”

Kujtojmë se sot është mbledhur Kryesia e Kuvendit ku është shqyrtuar kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme si dhe ndërmarrja e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO54/20, të datës 6 prill 2020, njofton Klan Kosova.

Me kërkesë të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe mbështetjen e 40 deputetëve, është thirrur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për të mbështetur 280 mijë punëtorët e sektorit privat dhe 60 mijë bizneset që po kalojnë vështirësi pandemie.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë