Lajmet e fundit
Seminari i Gjuhës, i 44-ti me radhë, po mbledhë në Prishtinë shqipdashësit nga e gjithë bota.
Sekretarja profesionale e seminarit, Mimoza Hasani-Pllana, në emisionin “Ora Shtatë”, bëri të ditur se kjo ngjarje organizohet gjatë dy javëve të fundit të gushtit, dhe i dedikohet gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, sivjet janë mbi 110 kumtesa dhe ligjërata shkencore, ndërkaq si të referuara nga profesorë, studiues e hulumtues të gjuhës shqipe, ndërsa janë mbi 100 kursistë që vinë për të mësuar gjuhën shqipe.
Ajo shtoi se gjatë këtyre dy javëve, seminari kalon mbi 200 pjesëmarrës që përfshijnë të gjitha nivelet.
Nga ana tjetër, arbëreshja Emilia Konforti, ajo tha se në Itali ka rreth 50 fshatra arbresh, dhe ajo theksoi se në këto zona arbëreshët e ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ajo shtoi se seminari i gjuhës i ndihmon shumë arbëreshët për të ndihmuar në gjuhën shqipe.