Arbëreshët freskojnë Mitrovicën me muzikë e kulturë NULL NULL 09.07.2024 10:44 09.07.2024 10:44 Grupi arbëresh i valleve “Shqiponjat” nga Shën Sofia. Foto arkiv: Prointegra.ch Mitrovica, më 12 e 13 korrik, do të jetë nikoqire e tri grupeve muzikore të arbëreshëve nga Shën Sofia e Epitit të Kalabrisë. Grupit të valleve “Shqiponjat”, rok bendit “Peppa Marriti” dhe korit “Sofioti Cantores”, do t’iu bashkohet edhe bendi ikonik i qytetit të Minatorëve “TNT”. Bendi Peppa Marriti. Foto: Facebook Performancat në të dyja netët do të fillojnë nga ora 20, njofton Klankosova.tv. Sofioti Cantores. Foto: Facebook Është paraparë që në ditën e parë pas mbërritjes në Mitrovicë, grupet e arbëreshëve të vizitojnë kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.