19:25, 1 Prill 2020

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe skuadres franceze Reims Arbër Zeneli, po i vazhdon stërvitjet e tij në kushte shtëpie derisa futbolli evropian po pushon për shkak të koronavirusit.

Ylli i Kosovës, vuajti gjatë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e kualifikimeve kundër Malit të Zi, duket se gjithçka e ka lënë të kaluar.

Zeneli i ka publikuar disa nga momentet ku shihet duke u stërvitur, duke mos e ndalë as karantina që ti vazhdojë trajningun.

Pas rikthimit nga lëndimi, 25 vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta me skuadrën e parë të Reims dhe një ndeshje të plotë me skuadrën e të rinjve.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë