Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arbër Hoxha: Nga Istogu deri në Kombëtaren Shqiptare

NULL NULL
11.06.2024 17:42
arber hoxha
Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha. Foto: Arbër Hoxha / Instagram

Golin e parë që e shënoi në kampionatin kroat, rezultoi me peshën e titullit kampion për Dinamo Zagrebin.

Arbër Hoxha në muajin janar të këtij viti u transferua nga Slaven Belupo tek gjiganti kroat, duke i mjaftuar pak muaj për paraqitje fantastike me klubin më të trofeshëm të Kroacisë, përfshirë golin e trofeut kryesor të Ligës, raporton Klankosova.tv.

Performanca e sulmuesit të lindur më 6 tetor 1998, nuk i ka ikur syve të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, andaj Sylvinho pos që i bëri ftesë për ndeshjet miqësore, e mori me vete me skuadrën edhe në Evropian.

Vetëm pak vite më parë, djaloshi nga Istogu ishte pjesë e futbollit të Kosovës, duke luajtur për skuadrën e vendit të tij të lindjes, pastaj te Prishtina, Hajvalia, Besa e Pejës e së fundmi te Ballkani, ku qëndroi për dy vite, para se të vazhdonte karrierën në Kroaci.

Në dy miqësoret e fundit të muajit qershor, ku Shqipëria fitoi ndaj Azerbajxhanit dhe Lihtenshtajnit, Hoxha luajti nga 45 minuta për ndeshje, kurse pak minuta pati edhe ndaj Suedisë dhe Kilit në mars. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme