Arben Zharku: Vjosa na bëri të besonim se do t'ia dalë që ta mposhtë sëmundjen (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Zharku: Vjosa na bëri të besonim se do t’ia dalë që ta mposhtë sëmundjen (VIDEO)

NULL NULL
1 week më parë

Sot tek emisioni Ora e Pasdites, në lidhje direkte ishte drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, i cili ndau dhimbjen dhe kujtimin për humbjen e producentes Vjosa Berisha.

“Është një humbje e madhe fillimisht për familjen, por edhe të gjithë kolegët të cilët sot janë shokuar për ndarjen të cilën pavarësisht se ishim të njoftuar për sëmundjen e saj. Na dha aq shumë shpresë dhe besim që do ia dalë me gjithë atë energji të mirë dhe fuqi të madhe që e kishte”, tha ai.

Pas një beteje të gjatë me kancerin, sot u nda nga jeta producentja Vjosa Berisha – një grua që e deshi jetën dha shumë për filmin dhe artin në Kosovë.

Që nga viti 2003 ishte bashkëpronare dhe shefe ekzekutive e kompanisë së prodhimit të filmit dhe televizionit dhe marrëdhënieve me publikun, ku vetëm pesë vite më vonë, Berisha themeloi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në kryeqytet, Prifest.

Falë këtij organizimi, Prishtinën e kanë vizituar shumë aktorë e regjisorë me famë botërore, të cilët ndikuan shumë që filmi kosovar të promovohej edhe jashtë vendit.

Prifest, në krye me Vjosën arriti t’i kompletojë gjithsej 13 edicione të suksesshme.

Deshi gjithçka që kishte të bënte me të bukurën…. gjithmonë i ka dhënë rëndësi stilit të saj që ishte shumë i veçantë, një dukje rebele, por njëkohësisht elegante.