15:01, 6 Prill 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy personave që ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit.

Me këtë rast, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ta dalin, vetëm nëse është e domosdoshme, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin me plotë të tij në Facebook:

“Siç jeni të njoftuar sot në betejën kundër COVID-19, humbën jetën dy bashkëqytetarë tanë. Ngushëllimet për familjet dhe për miqtë e të ndjerëve, i bëjmë bashkë me porositë për të bërë shumë, gjithnjë e më shumë kujdes. Për veten, për familjarët, për të afërmit tuaj”.

“Ju lutemi që të ndihmoni si asnjëherë tjetër me solidaritet të lartë dhe me vet-disiplinë të pashembullt”.

“Ju e dini që nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjienës”.

“Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë