Arben Qirezi: Gazi lotsjellës po e çon vendin drejt destabilitetit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Qirezi: Gazi lotsjellës po e çon vendin drejt destabilitetit

NULL NULL
14/12/2015

Analisti politik, Arben Qirezi si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur se opozita e ka shpërfillur deklaratën e sekretarit të shtetit Amerikan, John Kerry-t.

“Ai bëri thirrje për dialog dhe pas shkuarjes së tij, nuk pati asgjë konkrete për zgjidhje të krizës, madje opozita e pozita as që janë takuar”.

“Opozita bëri një lëvizje të shpejtuar karshi ofertës së Mustafës për dialog dhe as që e mori parasysh. Ata është dashur ta analizojnë këtë ofertë dhe pastaj të vendosin në është kuptimplote apo jo”.

Qirezi është shprehur se më e pakta që ka mundur ta bëjë opozita është testimi nëse është kuptimplotë kjo ftesë, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu është shprehur se ka mungesë kreativiteti dhe vullneti politik.

“Situata ka ndryshuar, s’është më situata e njëjtë sikur në shtator dhe gjërat kanë evoluuar në kuptimin më negativ të mundshëm”.

“Kjo vjen si pasojë e mungesës së kreativitetit politik dhe vullnetit politik”.

Ai ka thënë gjithashtu se gazi lotsjellës nuk po e ndihmon situatën aktuale politike në vend dhe ka konsideruar se vetëm zgjidhjet janë zgjedhje.

“Gazi lotsjellës që është strategji opozitare dhe paaftësia e shumicës për ta kontrolluar situatën po e çon vendin drejt destabilitetit”.

“Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet parlamentare. Kur them se zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhjet, s’po e marr parasysh rezultatin mirëpo zgjedhjet do t’i jepnin legjitimitet njërës palë apo tjetrës”.