Arben Hoti: 26 raste janë të gjykuara për terrorizëm, pritet të gjykohen edhe dhjetë të tjera (VIDEO) NULL NULL 13.08.2019 18:47 13.08.2019 18:47 Arben Hoti, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka thënë se në departamentin për gjykimin e rasteve që lidhen me terrorizmin kanë pranuar disa lëndë. Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Gjykata Themelore është ballafaquar me raste të tilla nga viti 2014 që prej paraqitje së fenomenit. “Kemi gjykuar 26 raste, ka vendime të formës së prerë dhe presim për gjykim edhe dhjetë raste”, ka thënë Hoti, “Ka pasë dënime më kapitale. Rreth 10-12 vjet dënim për veprimtari terroriste. Kodi ynë është i kodifikuar dhe ka paraparë një sërë rrethanash”. Ai ka theksuar se masat represive kanë dëshmuar në raste të caktuara se kriminaliteti ka pësuar rritje jo rënie. “Ka shtete ku dënimet janë të larta por kriminaliteti është në rritje por është edhe e kundërta me shtetet tjera. Nuk mjaftojnë vetëm masat represive”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 23 orë më parë