Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Gashi bën propozimin për themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore

NULL NULL
21.09.2023 11:40
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në emër të 41 deputetëve nënshkrues ka propozuar në kuvend themelimin e komisionit parlamentar për rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se kjo iniciativë vjen pas dyshimeve të bazuara për abuzime të mundshme lidhur me procesin e furnizimit të rezervës shtetërore, që është kompetencë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, drejtuar nga Rozeta Hajdari.

“Konsiderojmë se duhet hetim parlamentar për ta parë se sa janë respektuar procedura dhe ligjet për rezervën shtetërore”, është shprehur Gashi, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka theksuar se kjo po bëhet me qëllim që eliminimit të defekteve të mundshme dhe dërgimin e tyre në institucionet e drejtësisë.

Ky komision është propozuar që t’i ketë 11 anëtarë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.