Arben Gashi: Albin Kurti s’e njeh LDK-në, nuk funksionojmë mbi kultin e individit (VIDEO) NULL NULL 16.09.2019 23:37 16.09.2019 23:37 Arben Gashi nga LDK, ka thënë se ka një momentum të mirë dhe sinergji brenda partisë. “Kemi ekip të mirë dhe jemi të bindur që përballë qytetarëve po shkojmë me një ofertë jashtëzakonisht të mirë. Zonja Vjosa Osmani është e para mes të barabartëve, është kandididate dhe kryeministre e ardhshme”. “Sa i përket dilemave të studiove zonja Osmani është njëra nga nënkryetaret e LDK-së dhe në aspektin e forcës politike është më e fortë se nënkryetarët tjerë sepse është kandidate për Kryeministre”. Gashi ka folur edhe për pohimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes se subjekti që drejton Isa Mustafa është i ndarë me fraksione. “Nuk mendoj se Kurti mund ta komplikojë kandidaturën e Osmanit dhe nuk mendoj se Kurti ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK. Është qasje tendencioze dhe e paarsyeshme. Kurti nuk e njeh LDK-në, nuk funksionojmë me kultin e individit”. “LDK është parti moderne që ka program dhe alternativë”. “Nëse e merr dhe sheh se si Kurti e ka menaxhuar fitoren në zgjedhjet e fundit duke tentuar që ta koncentrojë gjithë pushtetin në duar të veta arriti që ta ndarë partinë. I kanë ikur 12 veta dhe kjo nuk është pak. Nëse sillet me logjiken edhe me partnerë të mundshëm parazgjedhor dhe paszgjedhor është e gabuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024