15:58, 24 Gusht 2019

Ish-deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, është emëruar sot Sekretar Organizativ i LDK-së.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Abrashi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se në këtë post është zgjedhur me propozim të kreut të partisë, Isa Mustafës.

“Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së”.

Abrashi ka shtuar se detyrën e marrë do ta përkthejë në punë për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit për qytetarët dhe shtetin.

“Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë