Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arb Manaj shpallet “Ylli i Javës”

NULL NULL
02.12.2024 12:07
Arb Manaj- Ylli i Javës
Arb Manaj- Ylli i Javës

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, çmim i dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Manaj fitoi titullin “Ylli i Javës” pas një performance të shkëlqyer në ndeshjen kundër FC Ballkani, ku asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë, duke kontribuar në fitoren 2:3 të Dritës dhe duke siguruar 3 pikë të vlefshme për skuadrën, thuhet në njoftimin e FFK-së në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Pas marrjes së çmimit, Manaj theksoi se ishte një fitore e rëndësishme ndaj Ballkanit, një skuadër që kishte dy vite e gjysmë pa humbur në fushën e vet.

Ai shprehu kënaqësinë për performancën e tij dhe theksoi se është më i lumtur që po ndihmon ekipin për të arritur rezultate pozitive.

“Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin,” tha Manaj për faqen zyrtare të FFK-së, duke shtuar se beson se skuadra mund të vazhdojë me fitore në ndeshjet e ardhshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.