Arabia Saudite kërkon nga myslimanët që t’i shtyjnë rezervimet për Haxh NULL NULL 01.04.2020 16:43 01.04.2020 16:43 Arabia Saudite ka kërkuar nga myslimanët që planifikojnë të marrin pjesë në peligrinazhin e Haxhit që t’i shtyjnë rezervimet për shkak të pasigurisë lidhur me koronavirusin. Ministri i Haxhit, Mohammed Banten, ka thënë se Mbretëria është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve, prandaj ka lutur njerëzit që “të presin edhe pak kohë para së të nënshkruajnë marrëveshje”. “Arabia Saudite është plotësisht e përgatitur t’i shërbejë haxhilerëve dhe kërkuesve të Umrës në të gjitha rrethanat. Por, në rrethanat aktuale, ndërsa po flasim për pandeminë globale – nga e cila e kemi lutur Zotin që të na shpëtojë – Mbretëria dëshiron që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe myslimanëve”. “Prandaj, ju kemi kërkuar vëllezërve myslimanë në të gjitha shtetet që të presin, përpara se të nënshkruajnë marrëveshje [me operatorët turistikë], derisa situata të jetë krejtësisht e qartë”, ka thënë Banten në media. Rreth dy milionë njerëz pritej që të udhëtonin drejt Mekës dhe Medinës në muajt korrik dhe gusht për ngjarjen e përvitshme të Haxhit, transmeton Klan Kosova. Pelegrinazhi më i vogël, Umra, tashmë është pezulluar si masë paraprake në përpjekjen për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit. Njerëzit po ndalohen gjithashtu që të hyjnë në Mekë dhe Medinë, ashtu si edhe në kryeqytetin arab Riad, pasi autoritetet po përpiqen që ta ndalin shpërthimin e Covid-19 në Arabinë Saudite – ku janë të paktën 1563 persona të infektuar dhe 10 të vdekur deri tani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.