17:07, 6 Korrik 2020

Pelegrinët myslimanë në Haxhin e këtij viti duhet të mbajnë maska në fytyrë tërë kohës.

Kështu njoftuan sot autoritetet saudite.

Ndërsa nga ana e mbikqyrësve do të sigurohet që të mos ketë mbingarkesë ose tubime gjatë pelegrinazhit, që, në kohë normale, mbledh së bashku më shumë se dy milionë njerëz.

Arabia Saudite ka ulur në mënyrë drastike pelegrinazhin këtë vit, në mes të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se vetëm ata mijëra që tashmë jetojnë brenda mbretërisë mund të kryejnë Haxhin, që do të fillojë në fund të korrikut.

Arabia Saudite i ka ndaluar këtë vit pelegrinët nga jashtë mbretërisë në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Edhe pse prej disa javësh mbretëria e ka hequr karantinën dhe shumicën e kufizimeve të vendosura, fluturimet ndërkombëtare mbeten ende të pezulluara.

Mbretëria ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të Covid-19 në botën arabe, me më shumë se 213 mijë të infektuar dhe më shumë se 1 mijë e 900 të vdekur/KP.

Konkurs Pune

Lexo më shumë