Arabia Saudite bën thirrje për takim urgjent të OPEC + për stabilizimin e tregut të naftës NULL NULL 02.04.2020 17:27 02.04.2020 17:27 Arabia Saudite sot bëri thirrje për një takim urgjent të OPEC +, organizatës së vendeve eksportuese të naftës që përbëhet prej 14 kombeve, në një përpjekje për të stabilizuar tregun e naftës gjatë pandemisë së koronavirusit. “Ne më parë u përpoqëm të arrinim një marrëveshje në grupin OPEC + dhe nuk mundëm ta arrinim një konsensus në atë kohë”, tha një zyrtar, njofton Klan Kosova. “Ftesa në takimin e OPEC + vjen në vlerësim të kërkesës së Presidentit Trump dhe miqve në Shtetet e Bashkuara.” Njoftimi vjen pasi Princi i Kurorës Mohamed bin Salman dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të cilët patën një telefonatë për të diskutuar çështjen, sipas mediave shtetërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.