Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aprovohet në parim projektligji për shërbimin e jashtëm

NULL NULL
13.10.2015 12:48

Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nënkryetarja e këtij komisioni Teuta Rugova ka shqyrtuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.

Rugova ka theksuar se projektligji në fjalë është proceduar në Kuvend  më 15 shtator të këtij viti dhe se ai u është shpërndarë deputetëve.

Ajo ka sqaruar se se kur të hyjë në fuqi ky projektligj, do të shfuqizohet Ligji për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës, së bashku me ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e tij, si dhe ligji për shërbimin e jashtëm të Kosovës.

Pas shprehjes së vlerësimeve pozitive për këtë projektligj anëtarët e Komisionit  e kanë miratuar atë në parim, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.