Aprovohet kërkesëpadia e IKD-së kundër Komisionit të Pavarur të Mediave NULL NULL 17.06.2025 13:54 17.06.2025 13:54 Kolegji i Gjykatës Supreme ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Komisionit të Pavarur të Mediave, transmeton Klankosova.tv Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesën, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025. “Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditëses: OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi” kundër të paditurit: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur, në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 10 qershor, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, e paraqitur kundër të paditurit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me seli në Prishtinë.” – thuhet në vendim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “M’ka myt t'u më rreh" / Viktima ka dy fëmijë, dhunuesi dënohet me 6 muaj (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania 5 minuta më parë
Kosova I arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Agim Rexhepi dyshohet për këto vepra 21 minuta më parë