11:12, 27 Shkurt 2020

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook, njoftoi se kjo kompani do të hapë dyqanet e para fizike në Indi në vitin 2021.

Apple e pati të nevojshme të merrte miratim të posaçëm nga qeveria indiane për të hapur një dyqanet pa partner lokal.

Njoftimi u bë në mbledhjen vjetore të aksionarëve të kompanisë.

Investitorët në mbledhje votuan gjithashtu për një propozim që kompania duhet të ndryshojë se si përgjigjet kur qeveritë i kërkojnë asaj të largojë aplikacionet nga tregu i tyre.

Megjithëse masa nuk u aprovua, ajo dështoi nga një diferencë më e vogël se sa propozimet e ngjashme në të kaluarën.

Kalimi i Apple në Indi, tregu i dytë më i madh i telefonave të mençur në botë, pritej të ndodhte për ca kohë, por kurrë nuk ishte dhënë ndonjë datë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë