Apple ndihmë për studim të ADN NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Lideri teknologjik Apple do të zhvillojë kërkime në strukturën e ADN për të zbuluar sekretet e saj. Kompania Apple do t’i ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë rreth ADN-ës së njeriut. Technology Review bën të ditur se kompania po bashkëpunon me shkencëtarët për krijimin e dy aplikacioneve të ndryshme ResearchKit, të cilat do të mbledhin dhe studiojnë të dhëna për formimin gjenetik. Ky softuer do të drejtojë procesin dhe do të koordinojë subjektet rreth studimeve. Apple do t’i bëjë të ditura këto studime gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, që do të zhvillohet më 8 qershor. Apple ka nisur dy studime (një me Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, dhe tjetrin me Spitalin “Mount Sinai” në Nju Jork), të cilat do të lejojnë partnerët të mbledhin ose të testojnë ADN-ën e njeriut nëpërmjet një aplikacioni në iPhone. Studimet mbi ADN e njeriut do t’u japin mundësi shkencëtarëve të ekzaminojnë dhe kuptojnë se si formimi gjenetik ndikon tek zhvillimi i njeriut.
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 19 minuta më parë