Apple Music, tani i vlefshëm dhe për Android - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apple Music, tani i vlefshëm dhe për Android

NULL NULL
11/11/2015

Iu deshën katër muaj, por më në fund erdhi: Apple Music tashmë është i vlefshëm dhe për Android.

Të martën, shërbimi i streaming muzikor i kompanisë gjigante tashmë do të jetë dhe për sistemin operativ të Google. Ky është aplikacioni i dytë që Apple ka lançuar edhe për Android.

Versioni mund të konsiderohet si “beta”, që do të thotë se nuk është i nevojshëm produkti i përfunduar. Dhe njësoj si iOS, përdoruesit e rinj do të mund të kenë aplikacionin për tre muaj falas, për ta provuar shërbimin nëse do tu pëlqejë.

Eddy Cue, zv.presidenti i software-ëve dhe shërbimeve, ka folur për Tech Chrunch për vendimin e lançimit të Apple Music për Android. Cue thotë se aplikacioni do të jetë një tip kal i Trojës për shërbimet e Apple, që së fundmi janë përdorur për të bindur përdoruesit Android të kalojnë në iPhone. /Top Channel/