Apple lanson aplikacionin që u mundëson përdoruesve të marrin pjesë në studime shëndetësore NULL NULL 18.11.2019 13:00 18.11.2019 13:00 Apple kalansuar një aplikacion të ri për kërkime shëndetësore që lejon përdoruesit e iPhone dhe Apple Watch të marrin pjesë në studime shkencore. Përdoruesit tani mund të jenë të gatshëm të marrin pjesë në tre studime – Studimi mbi Shëndetin e Grave që përfshin ndjekjen e shëndetit menstrual të tyre, ndërsa vetëm për përdoruesit e Apple Watch, Studimin e Zemrës dhe Lëvizjes dhe Studimin e Dëgjimit. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë mund ta bëjnë këtë duke shkarkuar aplikacionin “Research” të Apple në App Store të tij. Pas regjistrimit, pjesëmarrësit që përdorin Apple Watch dhe iPhone mund të kontribuojnë me të dhëna të dobishme rreth lëvizjes, rrahjeve të zemrës dhe niveleve të zhurmës, të kapura gjatë aktiviteteve të përditshme, nga shëtitja deri në ndjekjen e një koncerti. Përdoruesit gjithashtu mund të kontrollojnë llojin e të dhënave që ata dëshirojnë të ndajnë me secilin studim. Masa vjen në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë po bëjnë më shumë në mbledhjen e të dhënave lidhur me shëndetin e përdoruesve të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 8 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 8 orë më parë