Apple kërcënon hajnat: Ne po ju ndjekim, ktheni telefonat NULL NULL 04.06.2020 17:29 04.06.2020 17:29 Apple ka paralajmëruar hajnat që morën pajisje iPhone nga dyqanet e saj gjatë trazirave në Shtetet e Bashkuara. Këta telefona monitorohen në mënyrë elektronike dhe duhet të kthehen, tha kompania. Sipas CNN, Apple po i paaftëson telefonat e vjedhur nga dyqanet e tyre, duke i bërë të papërdorshëm, dhe fotografitë që tregojnë mesazhin e kompanisë të destinuar për hajdutë u shfaqën në rrjetet sociale këtë javë. Dyqanet e Apple në SHBA filluan të hapen pas disa muajve pushim për shkak të koronavirusit, por ato në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington u shënjestruan nga vandalët dhe hajdutët pas shpërthimit të protestave për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis. Përveç faktit se telefonat e vjedhur ishin të paaftësuar dhe të gjurmuar nga kompania, hajdutët u informuan me mesazhe se në cilat dyqane mund t’i kthejnë telefonat e vjedhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 2 minuta më parë