Apple harxhon pak për Tim Cook - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apple harxhon pak për Tim Cook

NULL NULL
08/08/2015
Kompania e madhe nuk harxhon sa konkurrentët e saj në mbrojtjen e shefit të saj.

Apple harxhon rreth 700,000 dollarë në vit për të mbrojtur Drejtorin Ekzekutiv, Tim Cook.

Kjo shifër u nxor nga raporti që kompania i ka dorëzuar US SEC(Komisionit për Shkëmbime dhe Sigurime të SHBA-ve).

Në raport thuhet se: “Kjo shumë paraqet: (I) pagesën për kontributin e Cook nën planin e pagesës 401(k) në shumë prej 15,600 dollarësh, (II) pagesat shtesë për siguri prej 15,600 dollarë, (III) pagesat e pushimeve në vlerë prej 56,923 dollarësh, (IV) shpenzimet e sigurisë në vlerë 699,133 dollarë.

Por, krahasuar me kompanitë e nivelit të njejtë, së paku për nga përfitimet, kjo nuk është shumë e madhe. Sipas një artikulli të revistës Fortune, që citon raportin e Equilar, Amazon ka harxhuar më shumë në kujdes të Drejtorin Ekzekutiv. Raporti thotë se kompania ka harxhuar rreth 1,6 milionë dollarë për sigurinë e Jeff Bezos. Edhe Oracle ka harxhuar goxha shumë për shefin, Larry Ellison, rreth 1,5 milionë dollarë.