12:05, 15 Prill 2019

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së tha po financohet një kampanjë në disa komuna të Kosovës e cila qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për sigurinë në punë.

“Kampanja do të organizohet nëpër komunat e Kosovës do grupohet në 10 ngjarje që përfundojnë në qershor është e rëndësishme që përveç kampanjës institucionet e Kosovës implementojë rregullore”.

“Siguria në punë është sfidë e madhe që publiku të qëndrojë i mbështetur në integrimin e BE-së dhe reformat që kërkohen, por po mundohemi që të rrisim vetëdijen me kampanja të ndryshme”, tha ajo.

Sipas Apostolovas, MSA-ja është shteg për në BE dhe se implementimi i saj ndikon në cilësinë e jetës në Kosovë.

“Përmbushja e standardeve ka përgjegjësi të ndryshme në institucione dhe implementimi i tyre pritet të rregullojë cilësinë e jetës në Kosovë. MSA-ja është e drejtë të tregoj dhe shkoj tutje në shtegun evropian dhe gjitha këto rregullojnë standardin e jetës suaj”, tha Apostolova.

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë mbajtur diskutimin me temën “Përfitimi nga MSA-ja”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë