Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aplikacioni “Google” bie për disa përdorues të Android

NULL NULL
22.06.2021 13:56

Përdoruesit e telefonave Android po ankohen se aplikacioni i Google vazhdimisht po bllokohet në telefonat e tyre.

Shumë prej tyre mjaft të frustruar, shqetësimet i kanë postuar në Twitter dhe Google i është përgjigjur disave me një sqarim.

Google në një postim të tillë në Tëitter iu përgjigj një përdoruesi: “Përshëndetje Maciej, na vjen keq që e di që po përjeton një problem me pajisjen tënde. E rëndësishme është që ne ta zgjidhim këtë, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv.

Raportet tregojnë se problemi i njëjtë po prek shumicën e telefonave Android duke përfshirë Samsung, Huawei, LG dhe Sony.

Disa përdorues kanë provuar të fshijnë aplikacionin Google por nuk e kanë arritur këtë.

Autoritetet përgjegjëse të kanë thënë se versioni 12.23.16.23.arm64 dhe 12.22.8.23 i aplikacionit Google duket se janë përgjegjës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.