Apelon Kurti: Vaksinohuni, që të fitoni imunitetin ndaj COVID-19 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apelon Kurti: Vaksinohuni, që të fitoni imunitetin ndaj COVID-19

NULL NULL
5 months më parë

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë të shtunë është regjistruar dhënia e 1.8 milion vaksinave kundër COVID-19, teksa ka bërë apel te qytetarët që sa më shpejt të marrin dy dozat kundër virusit.

“Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues”.

“Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA”.

Mes tjerash, Kurti ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen me dy doza duke shtuar se “me kujdes të shtuar, bashkë do t’ia dalim”, njofton Klankosova.tv.

“Mbrojtja kundër infektimit, spitalizimit dhe humbjes së jetës bie dukshëm duke filluar disa muaj pas imunizimit me dy dozat e para. Andaj, për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”, ka shkruar Kurti në Facebook.